E dashuruar brenda shtëpisë së BBVA, Lorenci e pyet me kë, Keisi përgjigjet: E kam përballë

Lorenci, Dea, Fotini dhe Nita diskutuan rreth sekreteve që banorët rrëfyen pak ditë më parë, në mënyrë anonime.

Në globin e qelqtë, në të cilin banorët kishin shkruar sekretet e tyre në letër, në njërën prej tyre thuhej, “Kam qenë e dashuruar me një banor të Big Brother”.

Keisi rrëfeu se sekreti ishte i saj. Teksa Lorenci po e ngacmonte se për cilin bëhej fjalë, ajo i tha atij se atë banor e ka përballë, duke nënkuptuar që sekretin e kishte për të.

Pas kësaj deklarate, ata të dy u përqafuan. Nuk dihet nëse mes tyre kanë lindur sërish ndjenjat, por pritet që këtë gjë, ata ta zbulojnë në ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu