“E frikshme ajo që po bënin”, Luizi ua thotë të vërtetën hapur Kristit dhe Qetësorit

Luiz Ejlli ka diskutuar me Krist Aliajn dhe Qetsor Ferrunajn sa i takon finales. Luizi u shpreh se qetësia e tyre është e frikshme, pasi ata të gjithë kanë sigurinë që do të jenë në finale.

Kristi tha se nuk do ndryshonte asgjë nëse do krijonin debate të kota në këtë pikë të lojës.

Por Luizi tha se nuk do të ishte e nevojshme të krijonin debate, por thjesht të jepnin argumente se për çfarë arsye mendojnë se do të jenë finalistë.

Luizi ua tha në sy se ajo që po bënin ishte e frikshme, qetsia sipas tij nuk është mënyra më e mirë për të shkuar në finale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu