Iniciativa për ndryshimin e Modelit zgjedhor me një Njësi zgjedhore në vend të tani gjashtë, pas të cilës u rreshtuan 15 deputetë, në kohë të afërt do të dorëzojë ligj për ndryshim të Legjislativit zgjedhor në të cilin do të implementohet kërkesa e tyre për të cilën kanë mbështetje edhe nga LSDM-ja në pushtet. Propozojnë listat e hapura që i iniciojnë të sillen në zgjedhjet e ardhshme lokale me përfaqësim të barabartë gjinor, ose nga 50 për qind burra dhe gra, shkruan InfoShqip.
“Nisma për një Njësi zgjedhore mbetet në kërkesën për përfshirjen në negociatat për Modelin dhe Kodin zgjedhor në përgjithësi. Jemi njëzëri për mbështetjen e një Njësie zgjedhore si model dhe jemi të pajtimit se nuk do të votojmë për Kodin zgjedhor pa vënien e këtij modeli”, ka deklaruar Liljana Popovska nga Partia për Ripërtëritje Demokratike e cila është mes 15 deputetëve që qëndron pas kësaj iniciative që sot është organizuar tryezë e rrumbullakët për ndryshime në Modelin zgjedhor.
Në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë iniciatorët, përfaqësues të pjesës më të madhe të partive të vogla dhe deputetë të pavarur, përfaqësues të Zyrave të OSBE- ODIHR, Komisionit Evropian, ndërsa janë ftuar edhe liderët e partive më të mëdha mbi ndryshimet e legjislativit zgjedhor ku ka marrë pjesë vetëm kryeministri Zoran Zaev.
“Bëhet fjalë për një punë të rëndësishme, e cila diskutohet në vend, dhe paraqet një hap më shumë për demokracinë. Nga debati i hapur nga nisma, e udhëhequr nga Popovska, por edhe deputetë të tjerë, deri tani 15 deputetë, shumica e qytetarëve presin të hapet nevoja për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe të inkorporohet model i ri zgjedhor. Të gjithë duan të bëjnë më shumë për këtë popull. Rreziku i shprehur se gjithmonë këto modele mund të sjellin rrezik për qeverisjen e ardhshme autokrate, gjithmonë këto modele mund të sjellin rrezik për sjellje autokrate të partive më të mëdha politike, por edhe mënyrën demokratike për t’u dhënë mundësi të drejtë të gjithëve, duke pasur parasysh multietnicitetin e shtetit”, tha Zaev.
Shtoi se përmes modelit të tillë, secili deputet do të ketë legjitimitet më të madh dhe peshë dhe do të bëhet më efikase lufta kundër klientelizmit dhe partizimit të shoqërisë tonë.
Dërgoi porosi për VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, përfaqësuesit e së cilës nuk kanë marrë pjesë në tryezë të rrumbullakët, të mendojnë me kujdes.
“Edhe te ato ka kapacitet demokratik edhe ato të fitojnë nga kjo punë, nëse dikush humb ajo do të jetë LSDM-ja, pastaj VMRO-DPMNE, pastaj të tjerët nuk humbin”, shtoi kryeministri.
Në lidhje me listat e hapura tha se LSDM-ja vlerëson që për momentin vendosja e një njësie zgjedhore është hap shumë serioz dhe se të dy ndryshimet njëherit vështirë që mund të bashkohen për momentin.
“Kjo do të thotë listë prej 120 kandidatëve për deputet, prej 120 kandidatëve qytetarët duhet t’i gjejnë në çarçafin, duhet ta gjejnë ku është kandidati i tyre i vërtetë”, tha Zaev dhe shtoi se problemi i dytë është që me siguri akumulimi i votave do të vijë te kandidatët e mjediseve më të mëdha dhe ato do të kenë 50 deri 60 për qind nga deputetët.
Sipas Ferid Muhiqit, deputet i pavarur që është një nga bartësit e iniciativës, dy milionë njerëz shumë më mirë do të mund të shprehin vullnetin e tyre përmes një modeli zgjedhor. PRDM, siç ka thënë kryetarja Maja Moraçanin konsideron se me një model zgjedhor do të ketë paraqitje më të mirë të qytetarëve në Parlament.
“Modeli i tanishëm duhet të ndryshohet, e ngulfat demokracinë, pasi i favorizon partitë e mëdha”, ka thënë Driton Sulejmani nga Alternativa.
PAE, ka thënë përfaqësuesi i saj Fiat Canovski konsideron se me njësitë e tanishme zgjedhore pesha e deputetëve është joadekuate, ndërsa me një model zgjedhor edhe partitë e vogla do të arrinin deri te përfaqësues të tyre.
Daniella Rangellova, deputete e pavarur nga grupi i VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar menjëherë të hapet Kodi zgjedhor dhe të vendoset në Kuvend, nëse siç tha, “debati i sotëm nuk është vetëm farsë”. Qytetarët janë lodhur nga sistemi dypartiak, ka shtuar ajo, “madje duke vijuar se nuk pajtohet me qëndrimin për model të shumicës të partisë së saj amë” që siç tha, “për fat të keq nuk ka përfaqësues të tyre në tryezë”./InfoShqip.com










