“E kuptoj shumë mirë”, Efi tregon si është marrëdhënia me Kiarën: Nuk kemi folur akoma

Efi dhe Kiara ishin mjaft të afërta me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatëgjërat ndryshuan pas daljes së Efit.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi tregoi se si është marrëdhënia mes dy vajzave tani që dhe Kiara ka dalë. Ajo shpjegoi që nuk kanë mundur të flasin për atë moment, por po pret që Kiara të zgjedhë që të sqarohen.

“Edhe tituj e portaleve janë sulmon, del kundër. Unë aty nuk sulmova njeri. Unë shpreha thjesht mendimin tim. Unë nuk e fajësoj si e mori ashtu siç iu paraqit. Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur.

Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj”, tha Efi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu