‘E shfrytëzojnë Luizin për klikime’ Arbër Hajdari akuzon ish-banorët

Mbrëmja e djeshme e “Prime-it” të “Big Brother Vip” ka rezervuar përplasje të mëdha. Arbër Hajdari një nga opinionistët e emisionit doli nga roli i tij, duke e kthyer në personale bisedën e tij me Efin dhe Ronaldon.

Arbri u shpreh se mendimin e tyre nuk e konsideron pasi, ata janë mbëshetës të Luizit sipas tij dhe kurrë nuk do ta vinin re asnjë gabim të tij.

Sa ju ka vajtur story”, ishte një nga frazat e përdorura nga Hajdari, me qëllim për të ulur Efin dhe Ronaldon duke i konsideruar përfitues të të gjithë situatës së Luiz Ejllit.

Ndërkohë që produksioni i “BBV” i pari po përfiton miliona në emër të Luizit veçanërisht dhe të gjithë banorëve të tjerë me radhë.

Efi dhe Ronaldo nga ana tjetër nuk ranë pre e provokimit të Arbër Hajdarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu