“E shpëtuam Besën prej shqiptarëve, për ta fuqizuar me maqedonasit”

Në momentet kur temë kryesore tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është një përgjim ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, kandidati për deputet nga rradhët e koalicionit parazgjedhor “Mundemi/Mozheme”, Adnan Azizi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një status në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Lëvizja Besa që është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në maqedonase, po rikthehet edhe më të fuqishëm, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë i Adnan Azizit në profilin e tij në Facebook:

Po rikthehemi edhe më fuqishëm!

Kur në vitin 2018 shërbimet e jashtme dhe të brendshme u munduan ta lëndojnë dhe dëmtojnë Lëvizjen Besa me çdo kusht dhe me çdo çmim, ata haruan se brenda saj kishte njerëz që nuk shisnin idealin dhe nuk tradhetonin besën qoft edhe nëse mostradhetia ka kosto jetën!

Sot në vitin 2020 edhe përskaj qindra shantazheve, obstruksioneve, pengesave, kushtëzimeve, kërcënimeve në ja dolëm të rikthehemi fuqishëm po rikthehemi fitimtarë!

Të nderuar aktivistë, të nderuar simpatizantë ju faleminderit për përkrahjen e pa rezervë deri më tani që na e keni dhënë dhe ju jam mirënjohës tërë jetën për përkushtimin tuaj maksimal!

Kanë ngelur edhe 3 ditë deri në kurorëzimin e mundit tonë deri në shpalosjen e fitores historike që do ta shënojmë më 15 korrik, ju lus që ashtu siç kemi qëndruar dinjitoze dhe të pa dorëzuar deri më tani në rrugën tonë të drejtë, ta vazhdojmë betejën dhe këto 3 ditë të fundit duke respektuar dhe u kujdesur maksimalishtë për masat shëndetësore që i kërkojnë institucionet kompetente ndaj pandemisë Kovid e cila edhe sot e kësaj dite është prezente në mesin tonë!

Fitorja është e jona dhe në do jemi ndryshimi që do ta sjellim me 15 korrik!

Na priftë e mbara!“, përfundon Adnan Azizi në postimin e tij në Facebook.

Lexo edhe: Për të shpëtuar karierën politike Bilal Kasami “BESËN” e shqiptarit ja fali maqedonasve

Duke u bazuar në fjalët e mësipërme atëherë vijmë në konkluzionin se drejtuesit aktual të Lëvizjes Besa, e paskan shpëtuar “Besën” prej ish bashkpartiakëve shqiptarë për ta fuqizuar me maqedonasit dhe e gjitha kjo në dëm të votuesve shqiptarë, pasi analistë të shumtë koalicionin parazgjedhor mes Besës dhe LSDM-së e kanë cilësuar si të gabuar pasi në këtë mënyrë humbet pesha e votës shqiptare. /InfoShqip.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu