Edhe Artan Grubi deklaron se votat e shqiptarëve ishin vendimtare për Pendarovskin

Deputeti i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, ka thënë se vota e shqiptarëve ishte përcaktuese për zgjedhjen president të Stevo Pendarovski.

Në një prononcim direkt nga Shkupi, në Info Magazine të Klan Kosovës ai këtë rezultat e quajti ”konsensual”, pasi Stevo Pendarovski ishte kandidat i përbashkët i koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut duke theksuar që ai pranon gjuhën shqipe.

”Rëndësia është që po fiton një kandidat i përbashkët konsensual. Një koncept që e kemi nisur qysh nga 2014-ta”.

”Ka fituar forca integruese euroatlantike. Stevo Pendarovski është kandidat i përbashkët i yni i cili e pranon gjuhësinë, pra gjuhën shqipe, e ka mbrotjur marrëveshjen e Prespës dhe ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës”.

”Është kontribues në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Europian”.

”President e bënë të gjithë Stevo Pendarovskin, por vota përcaktuese, vota vendimtare ishte vota shqiptare e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

”Votat e shqiptarëve arritën që jo vetëm ta barazojnë rezultatin por edhe ta përmbysin Gordana Siljanovskën”.

”Me zgjedhjen e Stevo Pendarovski do të rrumbullaksohet i gjithë procesi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut. Nuk janë ndryshimet Kushtetuese ato që mundësojnë zgjedhjen e një shqiptari por janë votat”.

”Fatmirësisht në këtë mandat po ashtu votat e BDI-së ishin përcaktuese për ta bërë Zoran Zaev ta bëjnë kryeministër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu