Edhe faktori Ndërkombëtar i (pa)interesuar për situatën në Maqedoni

Edhe një dështim i radhës i politikës në Maqedoni ishte mosvotimi i ligjit për Mbrojtjen e dëshmitarëve nga ana e deputetëve, të propozuar nga Prokuroria Speciale, Ligj nga i cili pasonin zbardhja e rastit “Monstra” dhe rasti i “Sopotit”. Ky dështim shkon si gjithmonë në dëm të shqiptarëve, por edhe të shtetit në përgjithësi. Kjo shkon në favor vetëm të disa “politikanëve” të inkriminuar në afera të ndryshme, të cilët akoma udhëheqin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte me të gjitha institucionet shtetërore.

Më bën përshtypje marrja me qetësi e ketyre mosrespektimeve të propozimeve nga një institucion sic është Prokuroria Speciale, institucion që është propozuar nga vet ata. E kam fjalën për ndërkombëtarët, të cilët po tregohen inferior ose jokëmbëngulës ndaj këtyre veprimeve kriminale nga politikbërësit tanë.
Ne rastin e votimit të ligjit për dekriminalizim në Shqiperi, ambasadori i SHBA-së insistoi që të mos dilet nga salla e parlamentit pa votimin e atij ligji. Kjo më bën të medoj se këtu në Maqedoni ose janë shumë kokëforte dhe të padëgjueshëm politikanët ose i vjen era Fund këtij shteti dhe nuk i intereson askujt për të…

Me automatizëm lind pyetja: po me popullin çfarë do ndodhë? Për përgjigjen na duhet të presim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu