Edhe Manchester United hyn në garë për James Rodriguez

Edhe Manchester United hyn në garë James Rodriguez. James Rodriguez është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ylli kolumbian këtë sezon mbaron huazimin dy vjecar tek Bayern Munich, teksa u transferua te gjermanët nga Real Madrid në vitin 2017.

Por e ardhmja e tij ngelet mister, teksa Reali ende nuk ka vendosur nëse do ta nxjerrë në shitje mesfushorin apo do ta rikthejë në Santiago Bernabeo.

Sipas Mirror, së fundmi për James Rodriguez në garë ka hyrë dhe Manchester United.

Ndërkohë për fantazistin 27 vjecar pak kohë më parë u përfol se ai do të nënshkruante për Juventusin pas fjalëve të babait të tij që la të hapur mundësinë që ai sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Juventusit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu