Edhe mediat indiane shkruajnë për arrestimin e Kastriot Myftaraj

Arrestimi i publicistit Kastriot Myftaraj është përcjellë edhe nga mediat indiane. Pas mediave amerikane e europiane, portali indian ‘Outlookindia.com’ shkruan për arrestimin e Myftaraj.

“Një gjykatë shqiptare la të lirë sot një gazetar që ishte akuzuar për thirrje dhune kundër një diplomateje të Bashkimit Europian, pasi prokurorët vendosën se nuk përbënte vepër penale.

Policia kishte arrestuar Kastriot Myftaraj 51 vjeç, gjithashtu avokat i lidhur me opozitën e djathtë.

Një media lokale, syri.net ribotoi historinë e Myftaraj, duke shkruar se “çdo qytetar që e do vendin e tij mund të vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt anti-terrorist, jo terrorist”, shkruan portali indian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu