Edhe pse jashtë shtëpisë, Kiara bëhet “shkak” i debatit Luiz-Kristi

Kristi ka debatuar me Luizin për sjelljen e këtij të fundit kundrejt Kiarës. Ai e quajti të rëndë situatën kur Luizi e pengoi të dilte nga lavamani për mos të fituar lojën.

Luizi tha se edhe Keisi ka pretenduar dashuri nga ai dhe në fund u lëndua, por Kristi tha se ajo nuk shprehur ndonjëherë dashuri.

Sipas tij është i çuditshëm fakti që ai është ende në shtëpi në këtë pikë të lojës.

Ai u shpreh se publiku do njerëz serioz siç është ai, por edhe kloun si Luizi.

Kristi: Duhet të jesh në gjunjë që të kanë çuar deri këtu, që të kanë dhënë një shans, një orë kohë televizive, duhet të jesh mirënjohës që ke pasur mundësinë të flasësh një orë në televizor.

Luiz: Kur kam folur unë në televizor ti s’ke ditur të flasësh shqip o Krist. Ti nuk ke ditur të lidhësh dy fjalë, kështu që mos fol kot.

Kristi: Ke qenë njeriu që publiku ka thënë hajde të shikojmë ça do bëjë ky sot, prandaj të ka mbajtur.

Luiz: A thua?

Kristi: Po.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu