Edhe Taulant Balla fans i Luizit, publikon foton në Instagram

Edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialsite, Taulant Balla, duket se është “fans” i Luizit. Balla ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto bashkë me të bjën dhe këngëtarin Luiz Ejlli .

Kujtojmë se një javë më parë Luizi ishte I ftuar në podcoast-in e kryeministrit Edi Rama, ku zbuloi planet e tij për të ardhmen.

Ndonëse shenjat tregojnë se Luizi do të merret me politikë, ai vetë ka thënë se, në të ardhmen do merret me muzikë dhe me filma.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Luizi tregoi haptas mbështetjen e tij për kandidatin Socialist për bashkinë Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi kundrejt Bardh Spahisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu