Edi Rama paralajmëron konferencë urgjente për mediat

Kryeministri i vendit Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për mediat në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme. Në orën 19:41, kryeministri Edi Rama është larguar nga selia e PS-së ku ka qëndruar që pas votimit në Surrel, duke e ndjekur nga aty procesin e zgjedhjeve.

Votimet në të gjithë vendin u mbyllën sipas orarit zyrtar në orë 19:00 dhe sipas shifrave të deritanishme pjesëmarrja në votime është në shifra shumë të ulëta, rreth 20 %.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu