Efi duket se i ka vënë përfundimisht ‘kapak’ shoqërisë me Luizin: ‘Nuk dua të kem të bëj me të as brenda, as jashtë’

Pas spektaklit të mbrëmshëm të ‘Big Brother VIP’ duket se Efi i ka vendosur kapakun marrëdhënieve me Luizin. Në Prime, pas transmetimit të klipit ku këngëtari e komentonte për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen, Efi ka hequr përfundimisht dorë prej tij.

Ajo është shprehur se as brenda shtëpisë dhe as jashtë saj gjërat do jenë të prera.

“Me mua gjërat i ka prerë edhe nuk dua të kem të bëj me te as këtu brenda as jashtë. Kush është Luizi në një marrdhënie shoqërore si kjo e jona që të më tregoj mua antivlerat.”- tha Efi.

Nuk dihet nëse e ka patur fjalën për shoqërinë e tyre apo thjesht për t’i treguar kufirin Luizit, ama u pa qartë se Efi u ndje shumë e ofenduar prej tij.

Kujtojmë që Efi, Luizi dhe Kiara kanë patur një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin deri në momentin që dy vajzat patën një konfiikt duke ndikuar kështu drejtëpërdrejtë në raportin mes dyshes, të cilët aktualisht janë edhe finalist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu