Efi për Lorencin: Nuk është aq inteligjent, ka nevojë të rritet

Lorenci kishte treguar në dhomën e rrëfimit se ai dhe Keisi kanë qenë të lidhur. Ky fragment u transmetua mbrëmjen e sotme në “Prime” duke shkaktuar jo pak debat.

Sipas opinionistëve, Lorenci ka treguar mungesë respekti ndaj Keisit duke nxjerrë faktin që kanë qenë të lidhur pa e folur fillimisht me të. Ato shtuan se këngëtari e ka përdorur për lojë.

Arbër: Nuk më bind Lorenci sepse u pozicionua që në fillim kundër lidhjes së saj me Kristin. Më duket gjë e ulët që e foli këtë gjë në dhomën e rrëfimit pa pyetur Keisin. E ka bërë me qëllim, nuk mendoj që ka dashur ta lëjë anash këtë gjë. Për mua është gjest i ulët, të rikthesh një histori për një vazjë. Këtë gjë duhet ta diskutoje me Keisin. E bën për të dalë në prime.

Zhaklin: Keisit dua ti them të analizoj mirë se ça po ndodh, si ky djalë jep informacion për të. Me sa dinjitet të ka trajtuar Kristi ty dhe dëshirën tënde për tu ndarë. Personi me të cilin ishe të jepte respekt. Më vjen keq që ende nuk i ke sytë e hapur. Duhet të kuptosh kush nga të dy të ka respektuar vërtetë.

Ndryshe nga opinionistët, Efi tha se sipas saj Lorenci nuk është aq inteligjent sa për ta menduar aq mirë e për ta përdorur më pas si lojë.

“Më falni nëse do merret si ofendim, por sipas meje Lorenci nuk është aq inteligjent sa ta mendojë mirë e ta përdorë si lojë. Ka nevojë të rritet”, u shpreh ish-banorja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu