Eksperti amerikan “godet” Mogherinin: Turp për ju, po përdorni standarde të dyfishta për Kosovën

Dje është bërë një vit që nga votimi i Marrëveshjes për Demarkimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ratifikimi i Demarkacionit ishte një ndër kushtet për liberalizimin e vizave për qyterarët e Kosovës. Mirëpo, vizat nuk u liberalizuan as tash e një vit.

Këtë gjë e ka kujtuar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Ai publikuar deklaratën e Zytares së lartë të BE-së Federica Mogherini, e cila një vit më parë kishte kërkuar nga Kosova ratifikimin e Demarkacionit, në këmbim të liberalizimit të vizave.

Mirëpo, sipas profesorit, Kosova edhe pse e miratoi ligjin, ende nuk ka fituar liberalizimin e vizave, përcjell Bota sot.

“Një vit më parë, Federica Mogherini kërkoi nga Kosova të ratifikonte marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në këmbim të liberalizimit të vizave. Kosova e miratoi ligjin dhe ende nuk ka liberalizim të vizave”, ka thënë ai.

Eksperti amerikan këtë e ka quajtur turp, duke thënë se BE-ja po përdor standarde të dyfishta.

“Turp për BE-në. Stadarde të dyfishta”, ka shkruar Ben-Meir./BS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu