Elon Musk rimerr titullin e personit më të pasur në botë

Elon Musk ka rifituar titullin si personi më i pasur në botë, duke rrëzuar shefin e gjigantit të mallrave luksoze LMVH, Bernard Arnault, nga vendi i parë.

Pasuria e tij neto është rritur me 55.3 miliardë dollarë (44.44 miliardë £) që nga janari duke shkuar në 192 miliardë dollarë (153.24 miliardë £), pas një rritje në vlerën e kompanisë së tij të makinave elektrike Tesla.

Pasuria e zotit Arnault ka rënë me 24.5 miliardë dollarë (19.55 miliardë paund) duke shkuar në 187 miliardë dollarë (149 miliardë paund), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Ai pasohet nga Jeff Bezos dhe Bill Gates, që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu