Emrat në shqip të shkollave në Çair mund të mos zyrtarizohen asnjëherë

Edhe gjysmë vjetori parë i këtij viti shkollor i gjeti të pa zyrtarizuar emrat e shkollave “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali” në Çair. Nuk përjashtohet mundësia që edhe viti shkollor të mbyllet pa zgjidhjen e këtij problemi disa vjeçar, shkruan Alsat-M. Ministria e Arsimit ka shtuar numrin e arsyeve përse nuk janë zyrtarizuar emrat.

Pavarësisht se çështja e emrave të shkollave në Çair daton që para krizës politike, ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu thotë se kriza politike dhe formimi i Qeverisë se re ka lënë pezull përfundimin e kësaj çështje. Ndërsa dhe këmbëngul se emrat e shkollave duhet zyrtarizuar, por duke mos precizuar kur.

Problemi i kamotshëm i zyrtarizimit të emrave të shkollave, disa herë ka nxitur edhe revoltën e prindërve si iniciues, të cilët janë kërcënuar edhe me bojkot të procesit edukativo arsimor. Edhe pse në shkollat janë vendosur tabela me emrat “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”, nxënësit e këtyre shkollave dëftesat vazhdojnë t’i marrin me emrat zyrtarë, ashtu siç jepen edhe të gjithë dokumentet tjera të lëshuara nga këto shkolla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu