Votimi në Parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, eshte caktuar për në orën 14:30, sipas zyrës së kryetari të Parlamentit.
Gazeta ‘Kathemerini’ shkruan se pavarësisht kundërshtimeve të forta politike e shoqërore, marrëveshja do të kalojë me të paktën 152 vota.
Qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras ka nevojë për mbështetje të gjerë, deri gjashtë ligjvënës të opozitës, për ta ratifikuar marrëveshjen. Kundërshtarët argumentojnë se pakti, nuk u jep fund pretendimeve territoriale për rajonin e Veriut.
Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriu”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.










