Ëndrra amerikane, tre rrugët për të fituar GreenCard

Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi. Njëra është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane. E treta është me llotarinë Green Card.

Llotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi. Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në llotari mijëra karta Green Cards, që janë viza që japin menjëherë lejen e qendrimit dhe punësimit të pakufizuar. Sot lëshohen 55 mijë të tilla në vit. Numri i kartave që lëshohen, në cilin vend dhe për cilin kontinent vendoset nga e para vit për vit. 14,5 milionë vetë aplikuan nga e gjithë bota vitin e kaluar. Nga Gjermania për shembull 532 vetë fituan vitin e kaluar.

Përveç llotarisë Green Card ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Vëzhgues në Uashington mendojnë se ndryshimet varen nga e ardhmja e marrëveshjeve të tregtisë midis Amerikës dhe Kinës e Indisë. Nga universitetet në Indi dalin shumë ekspertë të teknologjisë së lartë, të cilët vijnë në SHBA. Çdo vit jepen 85 mijë viza H1-B, një vizë shumë e rëndësishme për ekonominë. Viza H1-B është futur në vitin 1990 për punonjësit e kualifikuar.

Ato zgjaten gjashtë vjet dhe janë të lidhura me një universitet ose kompani të caktuar. 1,5 milionë mjekë, mësues, akademikë, specialistë kompjuterash nga e gjithë bota kanë hyrë deri tani me H1-B në Amerikë.

Me gjithë se janë bërë disa projektligje deri tani asnjë nga ligjet nuk ka ndërruar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Greencard-Lotterie dhe vizat H1-B të zgjerohen. Po ashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë duke hapur vende pune. Po ashtu, Green Card Soldiers, lejeqëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë. Një rregull i nxjerrë nga Presidenti Bush më 2003.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu