Erdogan dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe janë diskutuar edhe çështjet për zhvillimet e fundit në Siri dhe lufta kundër terrorizmit.

Në bisedën ku dy liderët kanë theksuar vendosmëritë në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse, u ra dakord për të përshpejtuar përpjekjet për të siguruar shpërndarjen e ndihmave humanitare në Halep.

Gjithashtu në bisedën ku Presidenti Erdoğan i ka dhënë informacionet homologut Putin rreth operacionit “Mburoja e Eufratit” është vënë në dukje se lufta e përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste kryesisht DAESH-it përbën një rëndësi të madhe përsa i përket sigurisë së rajonit.

Ndër të tjera mësohet se Erdoğan dhe Putin kanë rënë dakord për të realizuar një takim bilateral gjatë Samitit G-20 në Kinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu