Për të dytën ditë radhazi Presidenti i Turqisë Erdogan ka ndërmarrë një sulm ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj pas shkarkimit të argatëve të tij në qeverinë e Kosovës, të cilët ndihmuan shërbimet sekrete turke të rrëmbenin mësuesit turq prej aty.
Por ndërkohë që ka kërcënuar Haradinajn, Erdogan nuk ka kursyer lëvdatat për Hashim Thaçin, përcjell Albeu.com.
“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falenderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.
Në këtë mënyrë, presidenti një shteti tjetër ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Kosovës duke kërcënuar se mund të rrëzojë apo ngrejë kryeministra dhe qeveri.
Pritet reagimi i Haradinajt, pasi ky është kërcënimi i dytë publik i Erdoganit ndaj tij, ndërkohë që ka përshëndetur Thaçin për ndihmën që i dha në rrëmbimin e mësuesve turq. /albeu.com/










