Erdogan: SHBA po teston durimin e Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se SHBA po teston durimin e Turqisë duke mbështetur dhe armatosur terroristët e YPG-së (Njësitet Kurde të Mbrojtjes së Popullatës) dhe PYD.

Erdogan vuri në dukje se Turqia nuk është një shtet që do të vëzhgojë në heshtje ngjarjet që ndodhin në kufijtë e saj, njofton media turke, transmeton portali arbresh.info

Presidenti gjithashtu tha se Turqia ka të drejtën dhe forcat e nevojshme për të zgjeruar operacionet ushtarake në Siri kundër grupeve terroriste të YPG dhe PYD.

Më 10 janar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se mosmarrëveshjet kryesore midis Turqisë dhe SHBA-së lidhen me faktin se Uashingtoni po armatos krahët sirianë të PKK-së – PYD dhe YPG, dhe ende nuk e ka plotësuar kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO.

Më parë, Cavusoglu tha se vendi nuk përjashton një operacion të ri ushtarak kundër YPG dhe PYD në Afrin. Më 25 tetor 2017, Presidenti Erdogan tha se një operacion i ri ushtarak mund të mbahet në Afrin.

Turqia ka lëvizur pajisjet ushtarake në kufirin e saj me Sirinë që nga 21 qershori 2017. Pajisjet ushtarake janë duke u vendosur në provincën jugore qendrore të Turqisë të Kilis, e cila kufizohet me territoret siriane të kontrolluara nga YPG dhe PYD.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu