Erdoğan: Si Türkiye ne besojmë se është e mundur një botë më e drejtë. Në raport me të ardhurat kombëtare jemi vendi që jep ndihma më shumë në botë.
Erdoğan: (Lidhur me tërmetin në Marok) Si një vend që përjetoi fatkeqësinë e shekullit 6 muaj më parë, jemi të gatshëm të ndihmojmë vëllezërit tanë marokenë me të gjitha mundësitë.
Erdoğan: Ne po hedhim hapa të rëndësishëm edhe në investimet për energjinë e rinovueshme dhe në ato bërthamore dhe të hidrogjenit.
Erdoğan: Një proces që përjashton Rusinë në çështjen e drithit ka mundësi shumë të ulët që të jetë i qëndrueshëm.
Erdoğan: Djegia e Kuranit nën mbrojtjen e policisë është një provokim shumë i hapur, është krim urrejtjeje. Askush nuk mund të presë që ne të qëndrojmë të heshtur ndaj kësaj.
Erdoğan: Me propozimin dhe përpjekjet e vendit tonë, sulmi ndaj librave të shenjtë u dënua edhe në deklaratën e G20.
Erdoğan: (Kufiri Armeni-Azerbajxhan) Me shumë mundësi nesër do të kem një bisedë me Pashinyan. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ftojmë rajonin (Karabakun) në qetësi.
Erdoğan: “Këto hapa të ndërmarrë aktualisht në Karabak, nuk janë hapat e duhur. Kjo është e pamundur të pranohet. Në fakt, këtë nuk e pranojnë as vendet anëtare të BE-së.” tha ai.