Erdogan: Turqia pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia pret që Bashkimi Evropian t’i përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh ndaj vendit.

“Natyra gjithnjë e më komplekse e sfidave rajonale dhe globale tregon se ekziston një nevojë për t’i çuar përpara marrëdhëniet Turqi-BE mbi një bazë të shëndetshme”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ne presim që BE-ja të fillojë të përmbushë detyrimet e neglizhuara prej kohësh ndaj vendit tonë”, theksoi presidenti turk.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe ka qenë vend kandidat që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësimin e plotë filluan në vitin 2005, por viteve të fundit kanë ngecur për shkak të pengesave politike të ngritura nga disa vende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu