Erdogan: U qartësova me Trump, nuk do të heq dorë nga S-400-shi rus

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan tha sot se ia ka bërë te qartë edhe presidentit amerikan Donald Trump, se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga sistemet ruse të mbrojtjes raketore S-400 që i bleu këtë vit. Pavarësisht “protestave” nga NATO, Erdogan u shpreh se sistemi i mbrojtjes nuk cenon asnjë nga aleatët e Turqisë, dhe se nuk synon të komprometoj sistemin e mbrojtjes “Patriot” .

Erdogan dhe Trump zhvilluan bisedime në Shtëpinë e Bardhë për të kapërcyer dallimet në rritje midis aleatëve. Uashingtoni ka thënë që S-400s përbëjnë një kërcënim për avionët e tij luftarakë F-35 dhe ka pezulluar Turqinë nga programi i saj si blerës dhe bashkë prodhues.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar sanksione amerikane mbi marrëveshjen, por ende nuk i ka imponuar ato.

Duke folur me anëtarët e partisë së tij në parlament, Erdogan gjithashtu tha se ai i kishte thënë Trump se nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë “qëndrimin e tij të pakompromis” për F-35, Turqia do të duhet të kërkojë alternativa për të përmbushur nevojat e saj mbrojtëse afatmesme. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu