Erdogan ‘zhvishet nga kostumi i presidentit’, shijon fundjavën me deputetët e partisë së tij, luajnë basketboll (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe, duke dalë nga formaliteti i përhershëm i figurës politike.

Ai është filmuar duke luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë, në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.

“Është e vër,tetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale, kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij dhe duke e shijuar atë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu