Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Juventusit në udhëtim te Sassuolo dhe ka thyer rekord historik. Ai është bërë lojtari i parë që shënon në 9 ndeshje me radhë jashtë shtëpisë. Juventusi është inspiruar nga paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos për të marrë fitore të madhe në udhëtim te Sassuolo, që vjen pas barazimit shokues 3-3 me Parman, shkruan Gazeta Express.
CR7 u përfshi te goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë, teksa asistoi për golin e tretë.
Edhe pse 34-vjeçar, CR7 vazhdon të thyejë rekorde.
Me golin që shënoi ndaj Sassuolos, ai u bë futbollisti i parë në hsitori të Serie A që shënon 9 ndeshje të njëpasnjëshme jashtë shtëpisë.
Ndaj Sassuolos, CR7 shënoi golin e 20 në 31 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë sezon.










