‘Është koha e Namazit’! Fero ndalon makinën në mes të rrugës dhe kryen ritin

Vetëm pak javë më parë bëri bujë të madhe arrestimi dhe burgosja e reperit të njohur, Fero. Shkak u bë dhunimi dhe kërcënimi që ai i kishte bërë ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

Por pas daljes nga burgu, jeta e Feros mori një rrjedhë krejt ndryshe. Menjëherë pas lirimit, reperi postoi në rrjete sociale duke treguar se kishte vendosur të hiqte njëherë e mirë dorë nga muzika dhe “shthurja” e t’i dedikohej fesë islame.

Babai i një vajze u shpreh i penduar për të gjitha këngët që kishte lançuar deri më sot, si dhe tregoi se tashmë e donte më shumë bashkëshorten e tij, pasi kishte nxjerrë mësim nga ajo që i kishte ndodhur.

Gjithashtu në rrjete sociale, reperi po ndan momente të përditshmërisë së tij ku tregon sa i devotshëm është në fe.

Në postimin e fundit, Fero ka treguar se ka ndaluar makinën në mes të rrugës për t’u falur, ndërsa krahas fotos shkruan:

″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″.– shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu