Europa të përmirësojë gabimin me mosfillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Me rëndësi është BE ta përmirësojë gabimin që e bëri me atë që nuk arriti të caktojë datë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka deklaruar kryetari i Komitetit për politikë të jashtme të PE-së, Dejvid Mekalister në intervistën për Dojçe Vele duke theksuar se “stabiliteti i Ballkanit Perëndimor poashtu do të thotë stabilitet për mbarë Evropën”.

Ai ka paralajmëruar se në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) që do të mbahet më 20 dhe 21 nëntor në Zagreb një nga temat për të cilat do të bisedohet do të jetë edhe çështja e perspektivës së inkuadrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se PPE pret Kroacia të luajë rol të rëndësishëm gjatë kohës së kryesimit me Unionin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. “Ajo është në interes tonë. Mirë është që Kroacia në marrëveshje me Gjermaninë e cila atëherë do të kryesojë me Këshillin e BE-së do t’i kushtojë vëmendje të veçantë atij rajoni”, ka thënë Mekalister duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të hapur për anëtarësim në BE.

Në intervistë ai nuk dëshiron të jep përgjigje konkrete në çështjen nëse Kroacia mund me të vërtetë të kontribuojë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE me faktin e rolit të saj të dyfishtë në Bosnjë e Hercegovinë dhe marrëdhëniet e ftohura me Serbinë që në fund ka sjell deri te tërheqja e ardhjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kongresin e PPE-së.

“Në Ballkanin Perëndimor ende ka çështje të pazgjidhura mes vendeve të ish Jugosllavisë. BE e mbështet politikën e pajtimit rajonal dhe bashkëpunimit”, ka thënë eurodeputeti gjerman.

Ai ka shtuar se ka besim të plotë në kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq që sipas tij, “është me përvojë të jashtëzakonshme në politikën e jashtme” dhe të cilin “shumë e vlerëson”.

Mekalister e ka përshëndetur veçmas paralajmërimin e Kroacisë, çështjen e zgjerimit të jetë një nga temat boshte të kryesimit të Kroacisë me Këshillin e BE-së dhe atë që Samiti i ardhshëm, BE- Ballkani Perëndimor do të mbahet në maj në Zagreb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu