Familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi: “Edhe sikur të ma ringjallin djalin unë nuk i besoj më këta”

Lëvizja Vetvendosja është duke transmetuar në profilin e saj në Facebook konferëncën e prindërve të aktivistit, Astrit Dehari që ka gjetur vdekjen në burg.

Përmes kësaj konference familja e Astrit ka dashur të reagojë kundër shpifjeve sipas të cilëve janë duke publikuar disa media të afërta me pushtetin e Kosovës.

“Kërkojmë hetim të pavarur. Edhe sikur të ma ringjallin Astritin un nuk i besoj më këtyre”- është shprehur i ati i të ndjerit.

Ndërkohë që e ëmat e tij ka treguar së gazetari Beton Haxhiu ka kërcënuar nusen dhe vajzën e saj lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 nëntor.

“Ashtu si ma bën për djalin e madh ashtu bën edhe për këtë. Mos luani më ndjenjat e familjes sonë”-tregon ajo.

Kujtojmë se nga rezultatet e autopsisë, Astritika humbur jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit, nga asfiksia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu