Farrington: Përzgjedhja e kuadrove të UNT-së është ligjore

Anëtari i Komisionit amë të Fakultetit të shkencave teknike pranë universitetit “Nënë Tereza”, Dennis Farrington, hedh poshtë informacionet se ai dhe komisioni i tij, nuk kanë përgatitjet e duhura akademike për pozitat e tyre. Sipas Farrington, përgatitja e tij akademike është kryekëput nga shkencat e teknologjisë dhe inxhinierisë.
“Isha i befasuar kur pash në media se unë jam “filozof dhe jurist”. Përkundrazi, kualifikimet e mia, përfshi edhe PhD janë në shkencë edhe atë siç e thashë në fakultetet e shkencave teknologjike dhe inxhinier. Publikimet e mija ende citohen”, deklaroi Dennis Farrington,

Anëtar i Komisionit amë. Farrington mohon gjithashtu akuzat se edhe trupi akademik i fakultetit në fjalë është
zgjedhur jashtë parimeve ligjore.
“Jam i sigurt se të gjitha ata që janë zgjedhur në pozicionet në Fakultetin e shkencave teknike dhe janë konfirmuar nga unë, janë të kualifikuar në përputhshmëri me këshillat e komisionit recensues dhe në përputhshmëri më ligjin.

Nuk mund të komentoj për fakultetet tjera”, tha Farrington. Alsat ditë më parë publikoi skandalet e Komisioneve amë të fakulteteve në universitetin “Nënë Tereza”. Për fakultetin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë, anëtarë komisioni kanë qenë një doktor shkence i biologjisë molekulare dhe një jurist. Në të dhënat e stafit akademik shihet gjithashtu se një pjesë e madhe stafit janë nënshkruar si Profesor Doktorë, ndërkohë që akoma nuk kanë përfunduar studimet e doktoraturës. Një ditë pas përzgjedhjes si ushtrues detyre rektor, Aziz Polozhanit ju nda thirrja profesor i rregullt i nutricionizmit, lëmi kjo që nuk është në sferën e përgatitjes akademike të tij. Përveç shkeljeve ligjore, universiteti i ri “Nënë Tereza”, po përballet edhe me çështjen e politizimit. Përzgjedhja e disa profesorëve në UNT me të kaluar politike, vjen edhe pas zotimit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se Universitetin e ri, nuk do të ketë ish funksionarë të partisë së tij.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu