Kabllo telefonike ka shpëtuar jetën e një fëmijë 4-vjeçare e cili është rrëzuar nga kati i shtatë i një ndërtese në Aerodrom të Shkupit.
Bëhet fjalë për fëmijë e cili është rrëzuar nga dritarja e banesës. Ajo në ato momente ka qenë vet në shtëpi ngase e ëma e saj ka shkuar për në bankë për të paguar faturat, shkruan 24vesti.
Sipas kalimtarëve të rastit rënien e fëmijës e ka penguar kabllo telefonike dhe drunjtë.
Sipas dëshmitarëve okular pas rënies fëmija ka humbur vetëdijen por më pas ka hapur sytë dhe ka filluar të kërkoj të ëmën.
Fëmija me urgjencë është dërguar në Spitalin shtetërorë ku për momentin është në rrezik për jetë.