“Fenomenit Luiz” nuk i ‘shpëton’ as këngëtarja e njohur, bën gjestin e veçantë për banorin e “BBVA” direkt nga koncerti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, tashmë e ka zbuluar të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania. Ajo ka treguar së fundmi se po bën tifo për artistin shkodran, Luiz Ejlli, teksa ia uroi fitoren nga një koncert.

Teksa shfaqet duke mbajtur një mbrëmje muzikore, artistja e famshme thotë se lutet për të duke shtuar se e meriton fitoren në BBVA.

“Hajde Luiz. Lutemi për ty. Ishalla e fiton se e meriton vërtetë”, tha ajo.

Veç Albëries, përkrahje të madhe Luizit deri më tani i kanë dhënë edhe shumë artistë të tjerë të estradës. Këngëtari ditë më parë u përmend në një koncert të Gold AG dhe një mbështetje të madhe këto kohë e ka marrë edhe nga Vesa Luma.

Luizi është shndërruar në një fenomen këtë edicion të Big Brother, teksa ka marrë vëmendje mjaft shumë me lojën e tij brenda këtij formati.

Ai ndërkaq vlen të ceket se ka arritur mbi katër miliardë shikime në TikTok.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu