Ish-legjenda e Manchester United Sir Alex Ferguson ka parashikuar se cila skuadër fiton titullin e Premier League.
Skocezi ka parashikuar se Liverpooli do të shpallet kampion i Anglisë në fund të sezonit, pasi beson se Manchester City do të humbë pikë në ndeshjen ndaj “Djajve të kuq”.
“Unë po bisedoja me Phil Bardsleyn dhe ai kishte qenë me Sir Alex Fergusonin. Ata kishin biseduar për futboll dhe Fergusoni beson se Liverpooli do ta fitojë titullin”, ka thënë Walter për emisionin “Football Daily” në BBC Radio 5.
“Ai mendon se Liverpooli do ta fitojë titullin, pasi beson se Manchester United do të marrë pikë nga ndeshja me Manchester Cityn”, pohoi Walters.
Ndërkohë gara është mjaft e ashpër teksa Liverpooli ka 85 pikë, ndërsa Manchester City 83, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më shumë për të luajtur.










