Ferrari i uron 50 vjetorin, gjendja e tij shëndetësore vijon të ngelet enigmë, do shfaqet sot Schumacher?

Sot ka ditëlindjen ish piloti i ferrarit Michael Schumacher. Ai sot mbush 50 vjet por gjendja e tij shëndetsore vijon ende të ngelet enigmë pas akisdentit të ndodhur në dhjetor të vitit 2013 gjatë një gare me ski ku ai u lënduar rëndë si pasojë e rënjes nga një shkëmb në alpet franceze.

Por sot ish piloti gjerman ka marrë edhe një urim për 50 vjetorin nga Ferrari.

Në mediat sportive është përfolur se Schumacher mund të shfaqet gjatë 50 vjetorit të tij si surprizë për fanasat e shumtë që presin me padurim gjëndjen e vërtetë të tij por ende nuk është konfirmuar.

Lajmet rreth gjendjes shëndetsore të Schumacher, qarkullojnë nga më të ndryshmet, vetëm 2 ditë më parë vetë bashkëshortja e tij deklaroi:

“Ai është në duart më të sigurta dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar. Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq delikate siç është shëndeti, diçka që e ka kërkuar gjithmonë edhe Michael.”

Qëndrimi rigoroz për të mos publikuar asnjë detaj që nga momenti aksidentit i jep edhe më shumë rëndësi qëndrimit të bashkëshortes së Schumacher.

“Michael duhet të jetë krenar për gjithçka ka bërë, ne gjithashtu. Sukseset e tij do t’i kujtojmë me një publikim që do ta bëjmë këtë të enjte. Është një dhuratë e vogël për të gjithë ju. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë gëzuar vitin 2019!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu