Fifi vjen me një tjetër dedikim të ëmbël për të birin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi para pak kohe u bë nënë për herë të parë. Që nga ajo kohë, artistja është tërhequr nga angazhimet profesionale duke iu përkushtuar djalit të saj të porsalindur.

Dedikimet e Fifit për të birin kanë qenë të shpeshta në rrjetet sociale dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Autorja e “Diell” ka postuar një imazhe përkrah tij teksa të birin e quan me fjalën dashuri.

“Nuk po mundem me besua që i bëmë katër javë bashkë Theo, ti je dashnia bir”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit. Ndërkohë, këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të iu rikthehet projekteve të reja dhe koncerteve. Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me këngëtaren Donjeta Morina “Pare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu