Finalja e Championsit në SHBA?

Finalja e Champions League në vitin 2026 mund të luhet në Los Angeles, New York ose në Atlanta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I rizgjedhur si president i UEFA-s pak javë më parë, Aleksander Ceferin po planifikon ta çojë finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube përtej Altantikut, kuptohet për të rritur të ardhurat.

ADVERTISING

Vetë Ceferin, i intervistuar nga “Men in Blazers”, la të kuptohet që finalja e Championsit mund të mos zhvillohet në të ardhmen në një nga qytetet e mëdha evropiane (këtë vit, akti i fundit i turneut është planifikuar për në Stamboll, Turqi), por në një kontinent tjetër.

“Liga e Kampionëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Filluam ta diskutojmë në vitin 2014, në Londër, dhe do ta diskutojmë në 2025 në Mynih, pastaj do të shohim. Po, është e mundur. Futbolli është jashtëzakonisht popullor në Shtetet e Bashkuara”, tha kreu i UEFA-s.

Ceferin kujton se Amerika është një treg i madh.

“Është një treg shumë i rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen. Puna është se ne po i shesim të drejtat shumë mirë. Tifozët do të mendojnë Akoma: “o ju bastardë, në Zvicër, gjithçka ka të bëjë me paratë!” Po e përsëris një mijë herë, ne rishpërndajmë 97% të parave. Sigurisht që të ardhurat tona janë të larta, por unë do të doja që ato të ishin shumë, shumë më të larta sesa janë tani”.

Presidenti i UEFA-s kujton se si evropianët kanë pasur një ndikim të madh në Amerikën e Veriut:

“Ajo që më tronditi është se “Euro 2020” u ndoq nga më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara sesa finalet e NBA-së. Në ndeshjet e Euro 2020, çdo ndeshje ishte si një Super Bowl për sa u përket shikuesve”.

Championsi është luajtur gjithmonë në Evropë, nga Parisi në Monako, nga Londra në Beograd. Globalizimi i futbollit dhe hapjet e vazhdueshme drejt tregjeve të pasura rriti të ardhurat. Mendoni vetëm për superkupat kombëtare dhe jo vetëm në vendet e Gjirit. Mund të zgjerohemi më shumë”, deklaroi Ceferin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu