Finlanda dhe Suedia duan t’i bashkohen NATO-s: Çfarë do të kërkojë Erdogan në këmbim të “dritës jeshile”

Kërkesa e Finlandës për t’u bashkuar me NATO -n, siç pritej, ka shkaktuar jo pak reagime. Zgjedhja e Helsinkit dhe Stokholmit për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike mund të ketë shkaktuar pothuajse emocione në Uashington dhe kryeqytete të tjera evropiane, mund të ishte parashikuar që pranimi do të bëhej përmes një procesi të shpejtë, si duket u nënvlerësua Ankaraja.

Presidenti turk deklaroi ditën e djeshme se Turqia do të vendosë veton për të mos lejuar anëtarësimin e dy vendeve në aleancë. Pala turke paralajmëroi qeveritë e Suedisë dhe Finlandës ” të mos shqetësohen për të udhëtuar në Turqi për të bindur Ankaranë që të miratojë kërkesën e tyre”.

Sipas disa raportimeve që citojnë burime nga Shtëpia e Bardhë, SHBA do të kërkojë shpjegime nga presidenti turk gjatë samitit të NATO-s në Berlin në fundjavë. Megjithatë, Erdogan, i ka kujtuar Helsinkit dhe Stokholmit se nuk i janë përgjigjur kërkesës së Turqisë për ekstradimin e 33 personave për të cilët regjimi i Erdogan pretendon se janë të lidhur me organizatat terroriste, përkatësisht PKK-në kurde dhe rrjetin e Gylenit.

Shumë në Perëndim besojnë se në fund Turqia do të tërhiqet, por jo pa kërkuar diçka në shkëmbim. Ankaraja e konsideron këtë një mundësi të shkëlqyer për të detyruar vendet perëndimore që t’i trajtojnë operativët e PKK -së si terroristë, duke i dorëzuar ata në Turqi ose duke i dëbuar nga territori i tyre.

Kushti i dytë për Uashingtonin është të pajtohet (qeveria Biden tashmë ka rënë dakord) për shitjen e 40 avionëve luftarakë F-16 të teknologjisë moderne dhe përmirësimin e 80 atyre më të vjetër turq . Nuk përjashtohet mundësia që Turqia të kthehet në programin e F-35, nga i cili u përjashtua për shkak të furnizimit me S-400 rusë.

Procedurat në Helsinki dhe Stokholm, megjithatë, po vazhdojnë me një ritëm të shpejtë. Parlamenti finlandez po shqyrton kërkesën për anëtarësim për ta miratuar me votim. Kërkesa pritet të miratohet me shumicë dërrmuese. Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Suedia fqinje. Kujtojmë këtu se çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin e të 30 vendeve anëtare të Aleancës dhe ratifikimin nga parlamentet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu