Fitoi 220,000£ në ‘rrugë’ nga sfida e miliarderit, Ardit Çuni ironizon pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip

Një video ku “miliarderi i TikTok” ka ndaluar në rrugët e Londrës këngëtarin shqiptar, Ardit Çunin, duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”, ka bërë xhiron e rrjetit.

Nëse fitonte sfidën, Arditi do të fitonte një orë me vlerë 220,000£. Këngëtari tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëv me zërin dhe sigurinë e tij të të kënduarit dhe e kaloi sfidën duke fituar kështu orën e shtrenjtë me vlerë 220. 000 dollarë.

Këtë moment e ka ndarë së fundmi në Instastory-n e tij edhe vetë Arditi, ku krahas duket se ka “thumbuar” pjesëmarrjet e tij të mëparshme në “Big Brother Vip” dhe në “Dancing Ëith The Stars”, ku tek asnjëra nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu