“FITORE”, Noizy ka dy fjalë për Luizin: O Çapaçul ta dish ti sa viral je

Noizy si shumica e shqiptarëve bën tifo për fitoren e Luizit në Big Brother Vip. Kjo nuk është hera e parë që ai del hapur në mbështetje të këngëtarit, madje madje më herët ai pranoi edhe ftesën e Luizit për të bërë një bashkëpunim.

Së fundmi, Noizy ka postuar një video të shkodranit që ka vjedhur zemrat e mijëra shqiptare, ku shihet teksa kërcen këngën e reperit “Jena mbretër 2”, këngë për të cilën duhet të them që në suksesin e saj pati një dorë të vogël edhe banori Big Brother Vip, pasi arriti ta bënte virale në TikTok.

“O çapaçul me e ditë ti sa viral je bërë me këtë këngë, fitore”, ka shkruar Noizy, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me emoji të kupës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu