Fituesi i “BB Kanada” fans i Luizit, ndjekësit marrin vendimin epik, ja çfarë ndodhi sot në BBV

Një tjetër dron për Luiz Ejllin! Fansat e artistit nga Shkodra janë siguruar që ditën e sotme (16 mars), ai të kuptojë se edhe “shembulli” i tij, fituesi i “BB Kanada 10” është në krah të tij.

Krahas imazhit të tij dhe Kevin Jacobs, në dron shkruhej: “Team Luiz dhe fituesi i Big Brother Kanada me ty”.

Ndonëse produksioni sa e kuptoi për dronin, iu kërkoi banorëve të futen brenda, Luizi ka arritur ta shoh teksa u shpreh i lumtur për këtë mesazh.

Kujtojmë që Kevin Jacobs ka përjetuar dje “ditën më të çmendur” të jetës së tij. Kevin është ish-fituesi i “BB Kanada” dhe u bë personazh në Shqipëri, pasi Luiz Ejlli “Prime-n” e së martës deklaroi se rrengun që i kishte punuar Armaldos dhe Kristit për t’u futur në të njëjtin tualet, e kishte parë tek Jacobs, gjatë kohës që ai ka qenë konkurrent i të njëjtit format në Kanada.

Pas kësaj edhe vetë Jacobs reagoi në Instagram, ku shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin, duke e konsideruar gjeni.

Mbështetja e Kevin nuk shkoi “dëm”, pasi ai pas kësaj fitoi mbi 15 mijë ndjekës në vetëm 24 orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu