Forbes: Rusia kontrollon 20% të territorit të Ukrainës

Rusia aktualisht kontrollon 20.7% të territorit të Ukrainës, që është rreth 125 mijë kilometra katrorë (territor rreth pesë herë më i madh se Maqedonia), shkruan Forbes. Deri më 23 shkurt, vetëm 7% e territorit ukrainas ishte nën kontrollin e Federatës Ruse dhe forcave ushtarake të Donbasit të vetëshpallur, në 3 muaj kjo zonë u rrit 3 herë, transmeton InfoShqip.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ofensiva e ushtrisë ruse ishte ngadalësuar qëllimisht për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Për evakuimin e civilëve nga vendbanimet që ndodhen në zonat e shkatërruara nga lufta, shpallet regjim heshtjeje dhe hapen korridoret humanitare. “Pa dyshim, kjo e ngadalëson ofensivën, por është bërë qëllimisht për të shmangur viktimat civile”, tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu