Forcat ukrainase fundosin dy anije ruse në Detin e Zi

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur dy anije ruse në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur komanda operacionale “Jug” në Facebook, duke saktësuar se janë anije ushtarake ruse të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.

Këto anije ishin në gatishmëri për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi.

Sipas të njëjtit burim, të cituar nga mediat, dje mbrojtësit ukrainas shkatërruan tre depo municionesh të pro-rusëve në Jug. Kujtojmë se në prill ukrainasit kanë fundosur anijen “Moskva”, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu