Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova përmes një postimi në tuiter ka thumbuar kryeministrin Zoran Zaev lidhur me qasjen dhe hapjen e fundit ndaj Rusisë.
Shkupjania që ishte në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ka thënë se Zaevi po shfaq hipokrizi, sepse më parë hidhte gurë e dru ndaj Putinit ndërsa tani ndryshon qëndrimin.
“Marrëdhëniet me Moskën për Zoran Zaevin tani janë miqësore, edhe pse ai e akuzoi për grushtet!”, ka shkruar Gjakova, e cila ishte pjesë e ekipit të shtabit zgjedhor të kandidatit presidencial në Maqedoni, Blerim Reka.










