Futi burrin në burg, braktis djalin e mitur dhe ikën me të dashurin 18-vjeçar

Një histori e rrallë është sjellë sot në fokus, ku një nënë kërkon që nusja e djalit të kthehet për të marrë nipin 6 vjeç që e ka braktisur për të shkuar me të dashurin 18 vjeçar. Kjo histori është pasqyruar gjatë puntatës së sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur”.

Personazhi kryesor i kësaj historie është Xhuljana. Ajo ishte 16 vjeç kur vendosi të martohej në qytetin e Vlorës me Ernesto Zeqon. Xhuljana, nënë e tre fëmijëve, sot është larguar nga familja Zeqo dhe ka braktisur djalin e saj të madh.

Ish vjehrra, Hëna Zeqo, rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” kalvarin e vuajtjeve te saj. Momentalisht djali i vetëm Ernesto ndodhet në burg, pasi nusja para se ta braktiste e ka denoncuar për dhunë në familje.

E moshuara tregon se çifti shkonte shumë mirë vitet e para të martesës dhe sollën në jetë djalin e parë Robertin, që aktualisht është 6 vjeç, më pas vajzën Klea që është 4 vjeç. Për të patur një jetë më të mirë, ata emigrojnë drejt Gjermanisë me dy fëmijët. Qëndrojnë dy vite dhe pas 6 muajve vendosin të rikthehen në Vlorë, ndërkohë që Xhuljana priste të sillte në jetë fëmijën e tretë.

Mes çiftit nisin konfliktet derisa një dite, Xhuljana e denoncon Erneston për dhunë, i cili arrestohet nga uniformat blu dhe ka marrë dënimin me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.

Xhuljana vazhdon të qëndrojë edhe disa kohë në shtëpinë e vjehrrës, deri sa lind djali Eljoni dhe më pas kjo nënë merr vajzën Klean dhe foshnjën dhe largohet me një djalë 18 vjeçar.

Ky i fundit pretendon se është babai i fëmijës së sapo lindur. Xhuljana 24 vjeçare braktis djalin e madh të saj Roberton, i cili po rritet me gjyshen e tij dhe çdo ditë kërkon motrën, nënën, por nena është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë për të birin. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu