Gara për Këpucën e Artë në sezonin 2018/2019

Derisa po afrohet fundi i sezonit 2018/2019, Goal ka bërë një përmbledhje të golashënuesve më të mirë në disa prej ligave kryesore evropiane që konkurrojnë për ‘Këpucën e Artë’.

Fituesi i edicionit të kaluar (me 34 gola), Lionel Messi, do të përpiqet ta fitojë sërish, për t’u distancuar sa më shumë me numrin e trofeve golashënuese (argjentinasi i ka fituar pesë sosh deri më tani, një më shumë se Cristiano Ronaldo).

Superylli i Juventusit ka shënuar 19 gola në Serie A dhe qëndron shumë prapa rivalit të tij të përbetuar.

Më poshtë janë 15 golashënuesit më të mirë deri më tani:

1. Lionel Messi (Barcelona) 33 gola (66 pikë)
2. Kylian Mbappe (PSG) 27 gola (54 pikë)
3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 21 gola (42 pikë)
4. Krzysztof Piatek (Genoa/AC Milan) 21 gola (42 pikë)
5. Fabio Quagliarella (Sampdoria) 21 gola (42 pikë)
6. Luis Suarez (Barcelona) 20 gola (40 pikë)
7. Duvan Zapata (Atalanta) 20 gola (40 pikë)
8. Mbaye Diagne (Kasimpasa/Galatasaray) 26 gola (39 pikë)
9. Cristiano Ronaldo (Juventus) 19 gola (38 pikë)
10. Sergio Aguero (Manchester City) 19 gola (38 pikë)
11. Luuk de Jong (PSV) 25 gola (37.5 pikë)
12 Cristhian Stuani (Girona) 18 gola (36 pikë)
13. Nicolas Pepe (Lille) 18 gola (36 pikë)
14. Mohamed Salah (Liverpool) 18 gola (36 pikë)
15. Edinson Cavani (PSG) 17 gola (34 pikë)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu