Gattuso e do Higuainin, shpreson që ai të mbetet te Milani

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pranuar se ai nuk dëshiron ta humbë Gonzalo Higuainin.

I huazuar nga Juventusi, Higuain tash thuhet se ka nisur bisedimet me Chelsean.

Atje ai synon të ribashkohet me ish-trajnerin te Napoli, Maurizio Sarri.

“Nëse Gonzalo nuk do të stërvitej si do të dëshiroja, atëherë nuk do të ishte në skuadrën time për Sampdorian”.

“Më pas ka shumë thashetheme për të për momentin, por duke parë mënyrën si stërvitet, impenjimi që ai vë dhe profesionalizmi me të cilin më trajton, ju thjesht nuk e keni idenë!”.

“Pjesa tjetër është në duart e vëllait të tij, që është edhe agjent dhe Leonardos”.

“Shpresoj se Higuain do të mbetet sa më gjatë që është e mundur, e nëse kjo nuk ndodh, do të shohim. Derisa ai është këtu, e vazhdon të sillet si profesionist, atëherë nuk ka asnjë problem për mua”, deklaroi Gattuso.

Higuain pritet të bëhet pjesë e një marrëveshje të shkëmbimit ku do të përfshihet edhe Alvaro Morata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu