Gazeta gjermane: Shqiptarja është deputetja më e bukur e Ballkanit (FOTO)

Gazeta gjermane “Kosmo” shkruan se politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova dhe se bëhet fjalë për deputeten e njohur të Parlamentit të Kosovës, Dude Balja. Gazeta mban këtë titull dhe se shkruan që 42 vjeçarja Dude Balja në fillim nxiti debate për pasurinë e saj, ndërsa më pas tërhoqi vëmendjen si një nga deputetet më të bukura në Kuvendin e Kosovës, e cila provokonte me veshjet e saj.

Vetë deputetja e Kosovës me origjinë boshnjake u shpreh në portalin “Prive.al”, që shpesh merr komplimente nga burrat dhe “prandaj burri im është shpesh xheloz”. Ajo ka tre fëmijë. Duda ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe Persona të Humbur dhe ka një diplomë Master në Administrim Biznesi si edhe Doktoraturë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Mediat në Shqipëri dhe Kosovë kur ajo doli deputete, raportuan se kishte një pasuri të madhe: një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 eurosh; një shtëpi 500 metër katror me vlere 150,000 euro; dy hapësira zyre të burrit të saj në vlere prej 280,000 eurosh dhe dy makina me vlerë totale 30,000 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu