Gazetari zviceran përplaset me Stanon: Pse po dënoni të dyja palët, dhuna erdhi vetëm nga njëra palë – Serbia

Gazetari Stephan Israel, nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, e ka vënë në siklet zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur e ka pyetur se përse po thoni se dënoni të dyja palët për çfarë po ndodhë në Veri, kur dhuna u shkaktua vetëm nga njëra palë.

“Ndoshta ju keni parë dhunë nga të dyja palët, por unë pash vetëm njërën palë të shkaktonte dhunë, a mund ta sqarosh qëndrimin tuaj”, i tha Stephan Stanos.

Gazetari gjithashtu ka folur edhe për cicërimën në Twittër të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili po ashtu dënojë veprimet nga të dyja anët.

Borrell është përfaqësues politik, prandaj puna e Borrell-it nuk është të flas për incidente operacionale dhe të tregojë kush është përgjegjës për rrahjet, apo përplasjet, roli i tij është që ta bëjë të qartë në kuadër të rolit të tij si ndërmjetësues se ai bën gjithçka në mënyrë që ta de-eskaloi situatën”, tha Stano duke provuar të arsyetohet për gjuhën e tij dhe shefit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu